Haradinaj acarohet me plakun nga Mitrovica: Marre është me folë ashtu

  • 05 August 2019 - 14:16
Haradinaj acarohet me plakun nga Mitrovica: Marre është me folë ashtu

Në një debat të organizuar në qytetin e Mitrovicës nga Nexhmedin Spahiu, ka marrë pjesë edhe kryeministri në dorëheqjeRamush Haradinaj, qytetarë e bashkatdhetarë mitrovicas që jetojnë nëpër shtete të ndryshme të Evropës, të cilët kanë diskutuar për problemet e qytetit.

Por ka qenë një anëtarë i sindikatës së Trepçës i cili ka ngritur tensionet brenda takimit, duke i thënë kryeministrit Haradinaj, se ndoshta më mirë do të ishte që gjysma e parave të dedikuara për autostradën e Dukagjinit t’i ndahen Trepçës për ringjallje.

“A ma mirë u kanë gjysën e qatij miliardi për autostradën Dukagjin Pejë, me ia dhanë Trepçës, me shhku Trepça në 7 mijë punëtorë.. Nëse shitet edhe Trepça çka po na jet neve.  Dukagjini e Peja e kanë pas një asfalt, e Trepça sot me ardhë në këtë gjendje, është një turp i madh. Po më doket se në do sende nuk është mirë tuj shkue as Qeveria jote as ajo e mëparshmja”, ka thënë ai.

Pas fjalës së sindikalistit të Trepçës ka reaguar i acaruar Haradinaj, duke i thënë të moshuarit se “është marrë që flet kështu”.

Kryeministri në dorëheqje ka thënë se të gjithë e dinë se çfarë ka bërë Peja e Gjakova për Mitrovicën.

“Për herë të parë në histori të Trepçës, je bashkëpronar i saj. Nuk di a e ke marrë vesh. E përmende Pejë – Gjakovë, pak o marre për ty, se e di çka ka bë Peja për ty. Nuk duhet ashtu me folë”, ka thënë Haradinaj.

Perveç kësaj i moshuari nga Mitrovica kishte pasur kritika edhe për mënyrën e ndarjes së buxhetit të shetit, duke përmendur se si një rrugë në Mitrovicë ka mbetur e pa asfaltuar vetëm shkaku i mungesës së parave.

 

Debat me qytetarët e Mitrovicës (drejtpërdrejt)

Posted by Ramush Haradinaj on Monday, August 5, 2019

(Kosova Sot Online)