Ngjarje e rëndë, nxënësin e godet për vdekje autobusi

  • 06 August 2019 - 08:14
Ngjarje e rëndë, nxënësin e godet për vdekje autobusi

Një nxënës nga veriu i New South Wales është goditur për vdekje nga një autobus.

Djali 15 vjeçar, një student i vitit të 10, ishte duke hipur në një biçikletë kur u godit jashtë portave të shkollës së mesme Irraëang, në Raymond Terrace, rreth orës 08:30. Fëmijët e dëshpëruar vëzhguan, ndërsa shoku i tyre i klasës u tërhoq nën autobus.

Inspektori Matt Haëke tha se skena ishte ‘tepër shqetësuese’ për mjekët dhe dëshmitarët. “Ne bëmë gjithçka që mundëm, tani nuk mund të bëhet asgjë”, u tha inspektori Haëke gazetarëve.

(Kosova Sot Online )