Vendi i lindjes së Hitlerit: Beteja ligjore mbyllet më në fund

  • 06 August 2019 - 09:16
Vendi i lindjes së Hitlerit: Beteja ligjore mbyllet më në fund

Qeveria austriake i ka dhënë fund mosmarrëveshjes së gjatë për kompensimin e pronarëve. Ndërtesa do të ndryshojë komplet fasadën e saj të mëparshme.

Beteja shumëvjeçare për godinën, ku ka lindur Hitleri, më në fund ka mbaruar, njoftoi të hënën (05.08) Ministria e Brendshme e Austrisë. Gjyka e Lartë austraike ka vendosur në anë të shtetit duke lënë shumën fillestare të ofruar prej saj për kompensimin e ish-pronarëve të godinës.

Hitleri ka lindur në qytetin Braunau am Inn pranë kufirit me Gjermaninë në vitin 1889. Pasi nazistët erdhën në pushtet shtëpia u ble nga partia dhe u përdor si një lloj qendre kulti fashiste. Pas luftës ajo iu kthye pronarëve fillestarë dhe u bë një herë bibliotekë, më pas shkollë teknike dhe më pas qendër kujdesi për njerëzit me aftësi të kufizuara. 

Godina kishte mbetur e abandonuar prej pesë vitesh, qëkur Parlamenti austriak votoi marrjen e pronës me qëllim që të parandalohej kthimi i saj në një vend peligrinazhi për neonazistët. Pronares Gerlinde Pommer iu akorduan  si kompensim 810.000 Euro.

Megjithatë një gjykatë në qytetin e Ried-it vendosi, që Pommer duhej dëmshpërblyer më shumë, duke e vlerësuar kompensimin për të me 1,5 milionë Euro. Ky vendim u hodh poshtë nga Gjykata e Lartë rajonale në Linz dhe të hënën Gjykata e Lartë e vendit në Vjenë e gjeti të drejtë vendimin e gjykatësve të Linz-it.

Qeveria austriake po konsideron ndërkohë plane që ose ta shembi godinën, ose ta ndryshojë atë tërësisht që të mos ketë asgjë të përbashkët me pamjen e saj të dikurshme. Një konkurs arkitekturor do të organizohet për të përcaktuar të ardhmen e saktë të godinës.

Ministri Brendshëm Wolfgang Peschorn tha, se kjo “do të parandalojë çdo lloj aktiviteti rinovimi të Partisë Nacional-Socialiste”.

(Kosova Sot Online)