Ngjarje tragjike në Kaçanik: Vdes një person pas goditjes nga kamioneta

  • 06 August 2019 - 11:29
Ngjarje tragjike në Kaçanik: Vdes një person pas goditjes nga kamioneta

Ka vdekur një person si pasojë e një aksidenti i cili ka ndodhur dje në mëngjes në Kaçanik.

Policia e Kosovës njofton se në aksident ka qenë e përfshirë një kamionetë dhe këmbësori i cili ka marr lëndime të rënda, dhe si pasoj ka ndërruar jetë.

Trupi i pajetë i tij me urdhër të prokurorit dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.  

” Raportohet se ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin kishte qenë i përfshirë një  kamionetë me targa vendore me drejtues një mashkull K/Shqiptar dhe një këmbësorë. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kishte pësuar këmbësori mashkull K/Shqiptar i cili menjëherë është dërguar në emergjencën e Ferizajt e më pas edhe në QKUK. Për shkak të lëndimeve të marra në aksident,i lënduari ka ndërruar jetë, ndërsa trupi i pajetë i tij me urdhër të prokurorit dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, shkruhet në njoftim të policisë.

(Kosova Sot Online)