Rrihen mes vete dy shtetas të huaj dhe një kosovar në Prishtinë, arrestohen

  • 06 August 2019 - 11:40
Rrihen mes vete dy shtetas të huaj dhe një kosovar në Prishtinë, arrestohen

Policia e Kosovës ka njoftuar përmes raportit 24 orësh se mbrëmë në Prishtinë janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj, dy prej tyre shtetas të huaj, pasi që kanë sulmuar fizikisht njëri tjetrin.

Ngjarja, sipas policisë ka ndodhur rreth orës 21:00, derisa me vendim të prokurorit pas intervistimit të tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj K-Shqiptar, dy nga ta shtetas të huaj, pasiqë të njëjtit  kanë sulmuar fizikisht njëri tjetrin. Me vendim të prokurorit pas intervistimit tre të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, thuhet në raport të policisë.

(Kosova Sot Online)