500 serbë kanë dëshmuar kundër Haradinajt, disa kërkojnë mbrojtje

  • 06 August 2019 - 13:51
500 serbë kanë dëshmuar kundër Haradinajt, disa kërkojnë mbrojtje

Milovan Drecun ka deklaruar se Gjykata e Hagës ka dëgjuar rreth 500 dëshmitarë serbë kundër Ramush Haradinajt.

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Kosovën në parlamentin serb, Milovan Drecun ka deklaruar se Gjykata e Hagës ka dëgjuar rreth 500 dëshmitarë serbë kundër Ramush Haradinajt.

Ai po ashtu ka theksuar se disa prej tyre kanë kërkuar siguri nga shërbimet e sigurisë së Serbisë, shkruan e përditshmja serbe “Politika”.

Drecun ka theksuar se ka hapësirë për përmirësimin e mabrojtjes së dëshmitarëve që paraqiten në Gjykatën Speciale në Hagë.

“Ekzistojnë rezerva të mëdha për shkak të përvojave të kaluara. Ne e dimë se janë mbi 500 serbë që kanë dëshmuar. Disa prej atyre që kanë dëshmuar kundër Ramush Haradinajt kanë kërkuar mbrojtje nga trupi gjykues dhe autoritetet tona kanë pranuar”, u shpreh Drecun. 

(Kosova Sot Online)