Vetëvritet një 50-vjeçar në Rogoçicë të Kamenicës

  • 06 August 2019 - 14:53
Vetëvritet një 50-vjeçar në Rogoçicë të Kamenicës

Një person nga fshati Rogoçicë i komunës së Kamenicës  i moshës rreth 50-vjeçare gjatë ditës së sotme i ka marrë jetën vetës.

Ai u gjet i vdekur nga ana e familjarëve të tij në orët e para të pasdites së sotme. Rastin për media e kanë konfirmuar edhe zyrtarë nga policia e Kosovës.

“Mund të ju konfirmojmë se një person është gjetur pa shenja jetë gjatë ditës së sotme në fshatin Ragoqicë të Kamenicës. Rasti po hetohet nga ana e zyrtarëve policorë”, kanë thënë nga policia e Gjilanit.

Ndërkohë i ndjeri siç mëson media ishte i martuar dhe kishte dy fëmijë.