Premtonin dokumentacion për punë jashtë vendit, arrestohen dy burra

  • 06 August 2019 - 16:32
Premtonin dokumentacion për punë jashtë vendit, arrestohen dy burra

Të arrestuarit janë B. K. 29 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe B. E. 33 vjeç.

“Mbështetur në rezultate e para të hetimit, policia ka  ngritur dyshimin e bazuar se mashtrimi mund të ketë ndodhur në vazhdimësi për një periudhë  të gjatë kohore  dhe dyshohet se numri i personave të mashtruar nga i dyshuari mund të jetë më i madh se sa numri i raportuar deri tani”.

“Deri tani në polici si viktima të këtij mashtrimi janë paraqitur 5 persona, andaj marrë në konsideratë këtë fakt, kërkojmë nga qytetarët që mund të kenë qenë viktimë e rasteve të tilla të lajmërohen në stacionin më të afërt policor, për të ndihmuar policinë drejt hetimit përfundimtar”, thuhet në kumtesë.

Pas arrestimit dhe marrjes së autorizimit nga ana e prokurorit, personat e dyshuar janë dërguar në qendrën e mbajtjes në Prishtinë.

(Kosova Sot Online)