E ndoqi policia si në filma, i gjen në makinë 16 kg drogë

  • 06 August 2019 - 16:50
E ndoqi policia si në filma, i gjen në makinë 16 kg drogë

Policia e Himarës vuri në pranga një person pasi u kap me 16 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa në një automjet.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në bashkëpunim me forcat e FNSH-së Fier, në vijim të kontrolleve të shtuara për kapjen e personave që qarkullojnë me armë apo që tentojnë të trafikojnë lëndë narkotike, bazuar edhe në informacione të marra në rrugë operative, janë vënë në ndjekje të një automjeti të dyshimtë në aksin rrugorë Himarë-Dhërmi, të cilin e kanë ndaluar në kthesën e Jalit.

Nga kontrolli i ushtruar në automjet, është gjetur në bagazh një sasi lënde narkotike prej 16 kg e dyshuar si Cannabis Sativa.

Në vijim të veprimeve procedurale, Seksioni Kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve Vlorë, ka arrestuar në flagrancë drejtuesin e mjetit shtetasin A. A., 29 vjeç, banues në fshatin Vokopolë, Berat.

Materialet në ngarkim të këtij shtetasi iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

(Kosova Sot Online)