Gruaja tenton të hidhet nga ballkoni, burri e shpëton nga vdekja

  • 06 August 2019 - 19:05
Gruaja tenton të hidhet nga ballkoni, burri e shpëton nga vdekja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë, ku një grua ka tentuar t’i japë fund jetës duke u hedhur nga ballkoni i pallatit.

Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë në lagjen “Orizi”, por pamjet janë publikuar sot.

Siç duket nga pamjet gruaja ka tentuar të hidhet nga ballkoni i pallatit ku jetonte, ndërsa dëgjohen edhe britmat.

Ka qenë ndërhyrja e menjëhershme e burrit që i ka shpëtuar jetën. Fatmirësisht ai e ka kapur nga duart dhe pas disa minutash rezistencë dhe forcë i ka shpëtuar jetën.

Kjo ngjarje e rëndë ka terrorizuar kalimtarët, të cilët kanë parë të gjithë skenën.

(Kosova Sot Online)