Për dy vite legjislativi miratoi vetëm 28 ligje

  • 06 August 2019 - 20:48
Për dy vite legjislativi miratoi vetëm 28 ligje

Deputetët e këtij Kuvendi do të mbahen mend për votimin e shumë ligjeve me rëndësi për Kosovën siç ishte ai i demarkacionit me Malin e Zi, Ligji per Trepçën, Ligji për krijimin e ushtrisë etj..

Por megjithatë, përkundër se deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë ndër rrogat më të mëdha në rajon që u ka mundësuar qeveria e udhëhequr nga Isa Mustafa në vitin 2015, ata nuk kanë kryer as 20% të punës së tyre.

Ishte paraparë që ky legjislacion të votonte plotë 144 ligje, por megjithatë ata arritën që të votonin vetëm 28 të tilla.

Kuvendi me gjasë do të votojë edhe disa ligje para datës 22 gusht, kur edhe është paraparë që të shpërbëhet dhe vendi do të shkojë në zgjedhje të reja. Gjithsesi, kryerja vetëm 18% e punës është një njollë e zezë që tregon joseriozitet në punën e deputetëve.

(Kosova Sot Online)