Këto dy parti nuk do të kalojnë fare pragun sipas sondazhit të IFIMES

  • 07 August 2019 - 08:38
Këto dy parti nuk do të kalojnë fare pragun sipas sondazhit të IFIMES

Instituti slloven për studime politike në Ballkan dhe Lindje të Mesme i IFIMES ka publikuar dje një sondazh ku ka treguar përqindjet që do të merrnin subjektet politike në Kosovë në rast të zgjedhjeve të parakohshme.

Sipas sondazhit, Lëvizja Vetëvendosje do të jetë subjekti më i votuar në zgjedhjet e reja, ndërsa lideri i saj Albin Kurti personi me më së shumti vota.

Pas saj do të vijnë partia e cila sapo kryer procesin e saj zgjedhor LDK. Për vendin e tretë do të luftojnë dy partnerët e deritanishëm, AAK dhe PDK. Duke kujtuar se minoritetet kanë të garantuara 20 vende në parlamentin 120 antarësh.

Por ajo që bjen në sy është fakti që dy parti më të vogla nuk do të kalojnë fare pragun po të futen në zgjedhje pa ndonjë koalicion me ndonjë parti tjetër. Ato janë Partia Socialdemokrate dhe Aleanca Kosova e Re, që sipas sondazhit nuk kanë përkrahjen e nevojshme për të arritur pragun 5% të zgjedhjeve. 

(Kosova Sot Online)