Jepin dorëheqje figurat më të rëndësishme AAK-së

  • 07 August 2019 - 09:37
Jepin dorëheqje figurat më të rëndësishme AAK-së

Ish-Drejtori në Drejtorinë e Inspeksionit, Berat Asllani, si dhe dy asambleistët Teuta Aruqi-Shartari e Hajriz Mustafa, kanë dhënë dorëheqje nga AAK. Të tre këta, kanë qenë më të votuarit në degën e partisë  në Vushtrri.

Kanë dhënë dorëheqje nga dega e AAK-së në Vushtrri, Berat Asllani, ish- Drejtor në Drejtorin e Inspeksionit, dhe asambleistit Teuta Aruqi-Shartari, e Hajriz Mustafa.

Dorëheqja e tyre është bërë e ditur në një postim në llogarinë e Berat Asllanit në rrjetin social Facebook.

Në këtë komunikatë sqarohen edhe arsyet e dorëheqjes ku ndër të cilat përmenden edhe përçmimet, insinuatat e injorimet e ndryshme nga dega që sipas tyre kanë shtyrë ata drejt dorëheqjes.

Tutje Asllani sqaron se ky vendim është marrë pas presioneve të vazhdueshme nga një grup i njerëzve përmbrenda këtij subjekti që sipas tij nuk kanë kurfarë ndikimi elektoral.

Në vazhdim gjeni postimin e plotë:

(Kosova Sot Online)