Shpërthim në Kabul, plagosen 95 persona

  • 07 August 2019 - 10:32
Shpërthim në Kabul, plagosen 95 persona

Një veturë bombë shpërtheu të mërkurën jashtë një stacioni policie në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul duke plagosur të paktën 95 persona.

Përgjegjësinë për sulmin e morrën talibanët të cilët thanë se një “qendër rekrutimi” ishte sulmuar nga një prej sulmuesve të tyre vetëvrasës.

“Një numër i madh i ushtarëve dhe policëve u vranë ose u plagosën,” thanë talebanët në një deklaratë.

Bomba shpërtheu kur një automjet ishte ndalur në një pikë kontrolli jashtë stacionit të policisë, tha zëdhënësi i ministrisë së brendshme të këtij vendi, Nasrat Rahimi.

Ndërkaq, një zëdhënës i ministrisë së shëndetësisë tha se 95 të plagosurit ishin dërguar në spitale. Shumica e tyre ishin civilë, përfshirë gra dhe fëmijë, tha ai.

Në ndërkohë që forcat e sigurisë atje kryen bastisje në disa pjesë të Kabulit gjatë natës dhe shkatërruan një strehë të madhe militantësh, raporton Reuters.

(Kosova Sot Online)