Për 24 orë, gjashtë raste të dhunës në familje

  • 07 August 2019 - 13:46
Për 24 orë, gjashtë raste të dhunës në familje

Gjashtë raste të dhunës në familje janë raportuar në Policinë e Kosovës për 24 orët e fundit.

Rasti i parë është raportuar në Prishtinë rreth orës 10:30, ku ankuesja femër ka raportuar se i dyshuari mashkull ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj. Policia njofton se i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. Ndërsa rasti është duke u hetuar.

Rasti i dytë raportohet të ketë ndodhur poashtu në Prishtinë rreth orës 14:00. Sipas Policisë, ankuesja femër ka raportuar se i dyshuari mashkull ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa me vendim të prokurorit rasti po vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt. Në Gjakovë rreth orës 19:00 është arrestuar i dyshuari mashkull pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht disa pjesëtarë të familjes. I dyshuari me vendim e të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti është duke u hetuar, njofton Policia.

Rasti i tretë ka ndodhur në Prizren, rreth orës 19:05. Policia ka arrestuar të dyshuarin mashkull pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit e ka sulmuar fizikisht viktimën femër. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti është duke u hetuar.

 Dje rreth orës 19:30, viktima femër nga Suhareka ka raportuar në Polici se më datë 21.06.2019, i dyshuari mashkull ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj, ku si pasojë e dhunës kishte qëndruar në spital për trajtim mjekësor. Policia tha se nuk ka të arrestuar, por rasti po vazhdon të hetohet.

Ndërkaq rasti i fundit është raportuar në Junik. Rreth orës 19:36 janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj, pasi që të njëjtit kanë shkaktuar dhunë në familje. Policia tha se të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. Ndërsa sipas tyre, rasti është duke u hetuar.

(Kosova Sot Online)