Zgjedhjet në Kosovë referendum për opsionin e shkëmbimit të territoreve

  • 07 August 2019 - 14:26
Zgjedhjet në Kosovë referendum për opsionin e shkëmbimit të territoreve

Në një intervistë për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë, Edward Joseph, profesor i Universitetit “John Hopkins”, i cili ka qenë edhe pjesëmarrës në misione të ndryshme në Ballkan gjatë dhe pas luftërave të viteve të 90-ta thotë se zgjedhjet në Kosovë janë referendum për opsionet rreth Kosovës.

I pyetur rreth dorëheqjes së Haradinajt dhe vazhdimit të dialogut Joseph ka thënë se zgjedhjet e ardhshme janë një lloj referendumi.

“Kjo është një rrjedhë e natyrshme e gjërave dhe do ta forcojë dialogun sepse zgjedhjet në Kosovë pjesërisht do të jenë edhe referendum për disa nga opsionet siç është shkëmbimi i territoreve” ka thënë Joseph.

Ai ka shtuar se në Serbia gjërat janë më ndryshe sepse pozicioni i Aleksandar Vuçiq është shumë i fortë.

“Ai (Vuçiq), ka një opzoitë më të dobët edhe se Sllobodan Millosheviq kur ishte në kulmin e fuqisë. Kontrollon qeverinë, ka ndikim të jashtëzakonshëm në media, e gëzon mbështetjen e Rusisë. Pra ka një pozicion fortë që ia mundësin arritjen e një marrëveshje me Kosovën”.

(Kosova Sot Online)