“Lajthit” Shesheli, kërkon luftë me shqiptarët

  • 07 August 2019 - 13:54
“Lajthit” Shesheli, kërkon luftë me shqiptarët

Radikali serb, Vojislav Sheshel, ka reaguar për faktin se tani e tutje qytetarëve serb do u ndalohet hyrja me pasaportë në Kosovë.

Tërbohet radikali Sheshel pas ndalimit të pasaportës serbe nga Kosova, kërkonë luftë me shqiptarët!

“Kjo është vetëm një shenjë që duhet të ndërhyjm në Kosovë me ushtrinë tonë! Kjo nuk duhet të tolerohet! Serbia duhet të shfrytëzojë rastin e parë, kur ata ndërrmarin një masë të tillë diskriminuese, ata duhet të zbatojn Rezolutë 1244 të KS, policia dhe ushtria serbe duhet të kthehet në Kosovë” ka thënë ai.

“Do të krijohej një zhurmë e madhe, nuk besoj se fuqitë perëndimore do të kishin ndërhyrë kundër Serbisë. Do të ketë presion, do të ketë sulme verbale, do të ketë përpjekje për shantazh, por thjesht, nëse është diçka që qëndron në Rezolutën e KS, ajo nuk mund të kundërshtohet”.

Shesheli thotë së fillim trupat serbe duhet vendosur në veri pastaj më vonë në gjithë territorin e Kosovës.

(Kosova Sot Online)