U intervistua për dy ditë në Hagë zyrtari i MD’së që ishte 8 vjeç në luftë

  • 07 August 2019 - 14:33
U intervistua për dy ditë në Hagë zyrtari i MD’së që ishte 8 vjeç në luftë

Rilind Berisha, zyrtar në Ministrinë e Drejtësisë, për dy ditë më radhë është marrë në pyetje nga prokurorët e Gjykatës Speciale në Hagë.

Ai në ditën e dytë ka refuzuar të përgjigjet në pyetjet e prokurorëve të Speciales pa prezencën e avokatit, dhe me ketë rast është ndërprerë intervistimi.

Njëri nga prokurorët e Gjykatës Speciale ka tentuar ta dërgojë rastin në gjykatë pas refuzimit të intevisimit nga ana e Rilind Berishës për t’ju përgjigjur pyetjeve të parashtruara, dhe në këtë mënyrë ta mbajë Rilindin në Hagë deri në një vendim të ri.

Sipas burimeve të medias është dashur që të ndërhyjë avokati i Rilind Berishës që ai sot të kthehet në Kosovë dhe të mos mbes në Hagë.

Rilind Berisha më 18 korrik kishte marrë ftesë nga Gjykata Speciale për t’u paraqitur më 5 gusht për intervistim në Hagë.

Rilindi gjatë luftës ka qenë tetë vjeç, dhe përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ai kishte shkruar se nuk e di arsyen për të cilën do të intervistohet nga Gjykata Speciale.

(Kosova Sot Online)