Shtohen zërat, ja kush e paralajmëron koalicionin LDK-PDK

  • 07 August 2019 - 14:56
Shtohen zërat, ja kush e paralajmëron koalicionin LDK-PDK

“Me këtë humor të Isa Mustafës dhe të tjerëve janë mësuar kaherë qytetarët e Kosovës, ata janë mësuar me këto zotime e premtime të kota por ato dihet se nuk janë mbajtur asnjëherë, as nga paria e LDK-së,që pas pak muajve do të mundë të binden se janë zhgënjyer,dhe jo vetëm me LDK,por qytetarët e Kosovë janë të zhgënjyer me të gjitha subjektet politike, sepse edhe partitë politike por edhe të zgjedhurit e popullit nga këto parti politike kanë dështuar të që të gjithë”, tha Guraziu për “Kosova Sot Online”.

I mësuar me mos mbajtjen e premtimeve në vazhdimësi për vija të kuqe nga partitë kryesore politike për koalicionet qeverisëse pas zgjedhore, analisti politik, Ragip Guraziu mendon se kështu do të ndodhë përsëri me zotimin e fundit të LDK-së kundër koalicionit me PDK-në.

Image

“Nuk do të ishte befasi e nëse do të ndodhë edhe një tradhti e radhës ndaj zotimeve të veta dhe ndaj elektoratit, siç ka ndodhur çdo herë nga të gjitha partitë politike në Kosovë. Kjo nuk do koment. Pas ri zgjedhjes së Isa Mustafës në krye të LDK-së, edhe ky mandat i na bënë për të dyshuar shumë dhe besuar se koalicioni më i mundshëm dhe më i besueshëm për interesat e tyre do të jetë koalicioni PDK-LDK, sado që ky koalicion pritet të jetë një terr dhe një kohë tjetër e zymtë për Kosovën dhe qytetarët e saj”, tha Guraziu për “Kosova Sot Online”.

Sipas Guraziut, loja e partive politike për një rirreshtim në blloqe parazgjedhore, duke u kërcënuar se do ta nxjerrin në opozitë PDK-në, është lojë për konsum elektoral sepse asnjëherë deri më tani nuk kanë funksionuar premtimet dhe përbetimet e tilla. 

“Me këtë humor të Isa Mustafës dhe të tjerëve janë mësuar kaherë qytetarët e Kosovës, ata janë mësuar me këto zotime e premtime të kota por ato dihet se nuk janë mbajtur asnjëherë, as nga partia e LDK-së,që pas pak muajve do të mundë të binden se janë zhgënjyer,dhe jo vetëm me LDK,por qytetarët e Kosovë janë të zhgënjyer me të gjitha subjektet politike, sepse edhe partitë politike por edhe të zgjedhurit e popullit nga këto parti politike kanë dështuar të që të gjithë. Kanë dështuar madje jo vetëm pozita e dobët, por edhe opozita si opozitë ka dështuar ende pa ardhur në pushtetet sepse derisa merren me punët e PDK-së, veçanërisht klanit PRONTO dhe Hashim Thaçit, ata nuk kanë ofruar asnjë alternativë të re nuk ju kanë sjellë votuesve të tyre as qytetarëve të tjerë si tërësi”, përfundoi Guraziu për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)