Krerët e FFK-së takohen me ekspertin e fushave të futbollit

  • 07 August 2019 - 16:06
Krerët e FFK-së takohen me ekspertin e fushave të futbollit

Përmirësimi i kushteve të infrastrukturës në futboll është ndër prioritetet e presidentit dhe Komitetit Ekzekutiv të FFK-së.

Në këtë drejtim, presidenti Agim Ademi dhe anëtari i KE të FFK-së, Mirsad Çollaku, sot, janë takuar me ekspertin e fushave të futbollit, i cili është i angazhuar në tërë regjionin për prodhimin dhe mirëmbajtjen e fushave te futbollit sipas rekomandimeve të UEFA-s.

Me këtë rast ata u dakorduan për bashkëpunim rreth krijimit të fushave të reja, renovimin e fushave ekzistuese si dhe mirëmbajtjen e tyre, me theks të veçantë për mirëmbajtjen e fushës së stadiumit ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë.

(Kosova Sot Online)