“Ramush Haradinaj Kryeministër me qira”

  • 07 August 2019 - 17:26
“Ramush Haradinaj Kryeministër me qira”

Shefi i PDK’së Kadri Veseli ka thënë se më nuk do të ketë kryeministër me qira, duke aluduar kështu për kryeministrin në dorëheqje, Ramush Haradinajn.  

Veseli ka deklaruar se PDK’ja po shkon në zgjedhje me besimin për të fituar, ani pse sipas disa sondazheve, partia e tij po lufton për vend të tretë në skenën politike.

“Nuk ka kompromise, për vet faktin se unë po flas si kryetar i PDK-së, dy herë e kemi dhënë kryeministrin me qira, dy herë. Njerëzit që nuk e kanë besimin e qytetarëve, nuk e kanë as legjitimitetin, por as përgjegjësinë, në dy rastet kemi dështu dhe kjo është dhe ky është një rast unik për vet Kosovën që të ecet përpara.

PDK shkon në zgjedhje me besimin tek vullneti i qytetarëve, askush nuk guxon ta cenojë vullnetin e as interesin e qytetarëve, por shkon edhe me besimin për të fituar dhe për të udhëhequr me atë legjitimitet që e japin qytetarët, në asnjë mënyrë tjetër”, ka thënë Veseli në një intervistë për REL’in.

Ndryshe, askush deri më tash s’e ka përmendur emrin e kreut të PDK’së për kryeminisër, përveç këshilltarit të tij dje Blerim Latifit në një postim në facebook.

(Kosova Sot Online)