Evakuohet gazeta "USA Today” pasi u raportua për një person të armatosur

  • 07 August 2019 - 20:39
Evakuohet gazeta

Selia e së përditshmes amerikane “USA Today” në periferi të Uashingtonit, u evakuua ditën e sotme, njoftoi gazeta, pas sinjalizimit nga ana e policisë për praninë e një personi të armatosur.

“Sirenat e alarmit dëgjoheshin në ndërtesë, ndërsa automjetet e patrullave të policisë po drejtoheshin në vendngjarje”, shkruan “USA Today” në ueb-in e saj.

Policia e Fairfax, në shtetin e Virxhinia në afërsi të Uashingtonit, këshilloi qytetarët për të shmangur kalimin në këtë zonë dhe po monitoron gjithë zonën nga ajri me helikopter.


(Kosova Sot Online)