Një person rrahet për vdekje pas një grabitje në Shtime, pronari plagoset

  • 07 August 2019 - 20:42
Një person rrahet për vdekje pas një grabitje në Shtime, pronari plagoset

Krim i rëndë në Shtime, një person rrahet për vdekje, bashkë me disa të tjerë vodhi shtëpinë e një mërgimtari dhe e plagosi atë

Cak i hajnave ishte një shtëpi në Godanc të Shtimes.

Ata  u futën brenda dhe vodhën 20 mijë euro pronë e N. Ndrecaj që erdhi dy ditë më parë nga Zvicra për pushime në Kosovë.

Por, katër grabitësve që hynë në këtë shtëpi nuk u shkoi gjithçka sipas planit.

Ata u diktuan nga pronarët e shtëpisë.

N.Ndrecaj kishte marr një urdhër nga të paftuarit që ai të dorëzohej dhe të mos lëvizë.

Këto urdhra nuk i kishte përfillur Ndrecaj, andaj ndaj tij ishte shkrepur një plumb që atë e kapi në këmbë.

Por, kjo nuk kishte bërë që pronarët e kësaj shtëpie të dorëzohen.

Ata kishin ndjekur nga pas grabitësit dhe njërin nga ta kishin arritur ta kapin.

Më pas atë e kanë goditur me mjete të forta, cka ka bërë që ai të vdes.

Se ky rast ka ndodhur kështu e konfirmojnë edhe Polica e Kosovës.

Ndërkohë, tek stacioni i policisë gjatë ditës u panë anëtar të familjes Ndrecaj.

Një nga ta, thotë se grabitësit kishin për cak vjedhjen e një shumë të madhe parash.

Në anën tjetër shumica e anëtarëve të kësaj familje nuk kishin dëgjuar se çfarë kishte ndodhur mbrëmë në pronën e tyre.

Asgjë nuk kanë dëgjuar as fqinjët e kësaj familje.

Por, këta ankohen se po kanë telashe me vjedhje të shpeshta në fshatin e tyre.

Ndërkohë, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar për obduksion.

Ndërsa identifikimi i tij ka qenë goxha i vështirë të bëhet, pasi që nuk kishte anjë dokument me vete.

E pronari i shtëpisë gjatë ditës është intervistuar nga polica, ndërsa më pas është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

(Kosova Sot Online)