Isa Mustafa: S’kemi urrejtje ndaj PDK’së, por s’ka disponim për koalicion

  • 07 August 2019 - 21:54
Isa Mustafa: S’kemi urrejtje ndaj PDK’së, por s’ka disponim për koalicion

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa  ka thënë se ka biseduar dhe do të bisedojë me Kurtin, e ndoshta do të bisedojmë edhe me AAK’në apo Nismën. Por definitivisht nuk ka disponim për koalicion me PDK’në.

“Pavarësisht qëndrimit tim që do të shkojmë veç e veç në zgjedhje, unë do të ulem me Kurtin, do të shohim çfarë është më e arsyeshme, do të bisedojmë ndoshta edhe me subjektet të tjera si për shembull me AAK’në apo Nismën”, ka thënë Mustafa.

“Nuk kemi biseduar ende por nuk kemi vija të kuqe me anjë parti përfshirë edhe PDK’në. Por, është e pamundur kur nuk ekziston disponimi të realizohet koalicioni, dhe nuk ka disponim që të futemi në koalicion me PDK’në”, ka sqaruar Mustafa.

Ai ka kujtuar edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese që e ka dëmtuar LDK’në në zgjedhjet e parafundit.

“Ne do ta bënim qeverinë edhe me Vetëvendosjen po të mos ishte vendimi i Gjykatës Kushtetuese kur e zhbëri VLAN’in”.


(Kosova Sot Online)