Profesori i njohur vjen me akuza të rënda për Hashim Thaçin dhe klanin “Pronto”

  • 08 August 2019 - 07:47
Profesori i njohur vjen me akuza të rënda për Hashim Thaçin dhe klanin “Pronto”

“Është fakt se krimi dhe korrupsioni janë rritur dukshëm dhe ka shumë vështirësi në luftimin e kësaj dukurie. Kam thënë dhe po e përsëris se koka e korrupsionit dhe të veprimeve të shumta antiligjore në fushën e krimit është klani "Pronto" i udhëhequr nga Hashim Thaçi. Këtu është edhe shkaku i mos suksesit kundër krimit dhe korrupsionit në Republikën e Kosovës”, tha Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Profesori i së drejtës, Muhamet Kelmendi ju jep plotësisht të drejtë disa kritikave dhe akuzave që vijnë herë pas here në adresë të politikës dhe të institucioneve të shtetit të Kosovës, sipas të cilave Kosova vazhdon të jetë një shtet i mungesës së sundimit të së drejtës, rendit e ligjit, që sundohet nga grupet mafioze, krimi dhe korrupsioni i lidhur me politikën, sikur që e thotë edhe ish zyrtari EULEX-it, Simo Pietiläinen.

Image

 

Profesor Kelmendi thotë se me të drejtë del edhe konstatimi që shkaku i krimit dhe korrupsionit në vend, po ikin qytetarët për të kërkuar diku tjetër shtet të së drejtës dhe siguri sociale.

“Ikja me të vërtetë është plagë e rëndë në Kosovë sepse vendi i ynë i çliruar me gjak dhe me djersë po zbrazet gradualisht. Brenda tre viteve të fundit kane ikur 235 mijë veta nga Kosova. Dhe, në kuadër të faktorëve që ndikojnë ka shumë që ndikojnë drejtpërsëdrejti, e ndër faktorët kryesor është krimi dhe korrupsioni”, tha profesor, Muhamet Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

 

Sipas profesor Kelmendit, në fenomenin e krimit e korrupsionit ndikojnë shumë dukuri të ndryshme devijonte që hasen gjatë zhvillimit të një shoqërie, por e keqja është kur në këtë fushë dominon vetë politika, sikur që po ndodhë tek ne pe kapjen e shtetit nga grupet mafioze të politikës prandaj nuk mundë të kemi suksese në luftimin e tij.

“Është fakt se krimi dhe korrupsioni janë rritur dukshëm dhe ka shumë vështirësi në luftimin e kësaj dukurie. Kam thënë dhe po e përsëris se koka e korrupsionit dhe të veprimeve të shumta antiligjore në fushën e krimit është klani "Pronto" i udhëhequr nga Hashim Thaçi. Këtu është edhe shkaku i mos suksesit kundër krimit dhe korrupsionit në Republikën e Kosovës”, theksoi profesor i së drejtës, Muhamet Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Sipas Kelmendit, sikur të ishte vetëm këtu dhe ky fakt, situata do të kalohej mbase pa vështirësi me masa juridiko-penale, por, ky krim është zgjeruar edhe në subjektet tjera politike dhe jopolitike, dhe tash e ka marrë tërë pushtetin ekonomik, juridik dhe politik në vend.

“Ky është një fakt shumë i madh prandaj vjen fenomeni i ikjes së të rinjve. Faktet tjera janë të ndryshme dhe kanë karakter skllavërie pse të rinjtë dhe të rejat po ikin. Në një sistem të tillë të kapur, nuk mundë të shohin perspektivë as të punësuarit në sektorët e ndryshëm sepse është shfrytëzimi i lartë i të punësuarve sidomos në sektorin privat, ku ata punojnë me nga 10 e 12 ore, jo 5 dite në javë, por 6 e 7 dhe paguhen me nga 150-300 euro. Pastaj element tjetër në këtë shtet të mafies sipas tij është mos sigurimi dhe mos krijimi i i gjendjes, përkatësisht i atmosferës së sigurt për jetë normale dhe mesatare në vend, ku populli ka frikë për jetën. papunësia e lartë dhe kualifikimet jo adekuate, duke bërë të mundur që njerëzit me diploma të punojnë si kamerier dhe shitës për 200 euro, mos ekzistimi i sigurimeve shëndetësore dhe pensionale e invalidore, shkollimi dobët dhe jo adekuate me gjendjen në vend. E kupola e të gjitha këtyre të këqijave, sipas Kelmendit është drejtësia e kapur nga klani pronto dhe jo funksionale”.

“Sistemi prokurorial dhe gjyqësor kontrollohet nga Pronto. Abelard Tahiri si ministër vjen nga ai grup. Ndryshime duhet bërë edhe në politike, por si dhe kush! Pasuria e politikanëve është marramendëse dhe pa përgjegjësi penale dhe pa VETTING kjo strukture nuk shërohet”, përfundoi profesori i njohur, Muhameyt Kelmendi për "Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online).