Ish agjenti i SHIK-ut ‘trondit’ me detajet e reja: Ja kush e ndërtoi shtetin mafioz në Kosovë

  • 08 August 2019 - 07:51
Ish agjenti i SHIK-ut ‘trondit’ me detajet e reja: Ja kush e ndërtoi shtetin mafioz në Kosovë

“Kosova e ka shumë të vështirë të dal nga "rrethi i djallit" që e kanë futur politikanët vendor dhe ndërkombëtar sepse të dyja palët ishin dhe vazhdojnë të jenë baras të korruptuar, që e përbëjnë mafien politike, prandaj Kosova Sot është e varfër e izoluar dhe pa shpresë”, tha Miftari për “Kosova Sot Online”.

Kanë kaluar 20 vjet në procesin e shtet ndërtimit të ri të Kosovës, 11 vjet pas pavarësisë dhe shteti i Kosovës po vazhdon të përmendet për imazh keq në arenën ndërkombëtare, për shkak të shtresimit në rritje të krimit e të korrupsionit.

Image

Ndërkombëtarët që u angazhuan në Kosovë në periudhën e pas luftës, nuk deshën apo nuk munden t’i vendosin gjerat në binarët normal, por tani ata pas mbarimit të misionit të tyre ikin dhe shpërthejnë në akuza për dështimin e shtetit të Kosovës, për zhytjen në krim e korrupsion.

Për mbrapshtitë e tilla ka folur edhe ish zyrtari EULEX-it, Simo Pietiläinen, një avokat finlandez i cili kishte punuar në misionin e EULEX-it në Kosovë dhe tani e quan Kosovën vend të krimit e korrupsionit.

 

 

“Kosova e ka shumë të vështirë të dal nga "rrethi i djallit "që e kanë futur politikanët vendor dhe ndërkombëtar sepse të dyja palët ishin dhe vazhdojnë të jenë baras të korruptuar, që e përbëjnë mafien politike, prandaj Kosova Sot është e varfër e izoluar dhe pa shpresë. Gjërat kurrë nuk do të mundë të ndryshojnë për të mirë pa një revoltë popullore sepse qeveritë do të vijnë e shkojnë por secila do të lundroj në korrupsion dhe krim të organizuar”, tha Naim Miftari, ish agjent i SHIK-ut për “Kosova Sot Online”.

Miftari duke mos amnistuar aspak politikën dhe institucionet e Kosovës, një pjesë të madhe të përgjegjësisë për tolerimin e këtyre dukurive negative ju hedh edhe atyre që sot flasin dhe akuzojnë nga distanca, sepse i kanë vendosur gabimisht themelet e shtetit të Kosovës dhe kanë rënë nën ndikimin e mafies kosovare.

“Deklaratat dhe akuzat se në Kosovë sundon krimi i organizuar dhe korrupsioni, nga ish zyrtari të EULEXIT Simon Pieitiläinen nuk janë akuza të para kundër Kosovës nga ish zyrtarët që kanë punuar në Kosovë. Shumë e vërtetë se në Kosovë politikët janë të korruptuar dhe se krimi i organizuar sundon Kosovën por bahet pyetja pse vet EULEX misioni Evropian për sundimin e ligjit në Kosovë dështoj dhe u korruptua edhe vetë sikur u korruptua UNMIK dhe shumë ambasador e zyrtar ndërkombëtar që erdhën në Kosovë. Është e vërtetë se në Kosovë dhe shumicën e Ballkanit në përgjithësi sundon krimi i organizuar dhe korrupsioni dhe se politikanët janë shumica të korruptuar por veçanërisht Kosova, një shteti posa dalë lufta dhe traditë shtetërore po ballafaqohet më së rëndi me këtë fenomen sepse që nga ditët e para të pas luftës janë bërë lloj lloj eksperimentesh shoqërore e politike”, tha Naim Miftari për “Kosova Sot Online”.

Sipas Miftarit, eksperiment skandal ka qenë politika e detyrimit të zbatimit në të gjitha institucionet të multi-etnicitetit si eksperiment, në një vend ku 96% të banorëve janë shqiptar etnik, e që në asnjë vend të botës nuk ndodhin presedane të tillë.

Eksperimenti tjetër kinse i instalimit të shtetit ligjor, sipas Miftarit ka qenë edhe çarmatosja e UÇK-së që nuk ka pasur model të tillë as në rajon e as më gjerë.

“Ishte shembull i keq që nuk kishte ndodhur kurrë që një ushtri çlirimtare e një popullit autokton të armatosej tërësisht, është rast unikat në bot me të cilin janë bërë lojëra të ndyta kundër UQK-së dhe tani e njëjta lojë po vazhdon edhe sot. Pradnaj korrupsioni ka filluar të instalohet në themelet e shtetit të Kosovës nga ditët e para të pas luftës dhe nuk mundë të çrrënjoset tani aq lehtë sepse është shtresuar nga mandati në mandat”, shtoi Miftari për “Kosova Sot Online”.

Ai ka shtuar se pastaj, pas luftës të gjitha qeveritë deri te kjo sot, kanë qenë të ndërtuara dhe ndikuara nga bashkësia ndërkombëtare dhe të gjitha kanë qenë të korruptuara.

“Tani nuk është befasi pse shoqëria jonë sot jeton në një vend ku mafijashët i kemi politikan, e ku edhe kryetarin, kryeministrin e krye parlamentarin i kemi sot të akuzuar për vrasje të kundërshtarëve politik dhe të konkurrentëve, i kemi të dyshuar me akuza të ndryshme se janë bërë milionerë nga korrupsioni, prandaj as prokuroria, as gjyqësia as policia e inteligjenca, as qeveria nuk lufton kundër tyre sepse të gjithë zinxhir janë të korruptuar”, tha Miftari për “Kosova Sot Online”.

Ai thotë se politikanët detyrën zyrtare e kanë vetëm rol dhe detyrë që e kanë marr nga mafia politike, që në pozita shtetërore dhe ekzekutive i vendosin servilët dhe sekserët e tyre që mbrojnë shefin por jo shtetin dhe popullin sipas ligjit.

“Kosova e ka shumë të vështirë të dal nga "rrethi i djallit" që e kanë futur politikanët vendor dhe ndërkombëtar sepse të dyja palët ishin dhe vazhdojnë të jenë baras të korruptuar, që e përbëjnë mafien politike, prandaj Kosova Sot është e varfër e izoluar dhe pa shpresë. Gjërat kurrë nuk do të mundë të ndryshojnë për të mirë pa një revoltë popullore sepse qeveritë do të vijnë e shkojnë por secila do të lundroj në korrupsion dhe krim të organizuar”, përfundoi Naim Miftari për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)