Turistët serbë lanë në kaos apartamentin, pastruesja rrëfen tmerrin që pa

  • 08 August 2019 - 08:11
Turistët serbë lanë në kaos apartamentin, pastruesja rrëfen tmerrin që pa

Enë të shpërndara, një kovë e tejmbushur, çarçafë të copëtuar dhe të shpërndarë, një frigorifer bosh–dhe jo vetëm.

Kjo është skena e parë që shihet kur njeriu hyn në një apartament grek ku po qëndronin qytetarët serbë, shkruan blic.rs

Dhe po sipas këtij mediumi, një pamje e tillë e arrogancës dhe neglizhencës së lënë nga mysafirët e apartamenteve ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale. 

iç shkruan ky medium, përcjell Telegrafi, videoja e apartamentit të plotë ishte postuar në faqen në Facebook “Greqi – grupi për turistë”, dhe në bazë të komenteve është konstatuar se ky është akomodimi në Pefkohori, ku po qëndron familja nga Serbia.

Pasojat e një rrëmuje të tillë i ka publikuar një vajzë që gjithashtu është nga Serbia, në shenjë revolte.

Siç ka thënë ajo, kishte hedhur katër qese mbeturina, milingonat ishin kudo dhe u desh gati dy orë për të pastruar, për ta sjellë akomodimin në gjendje të pranueshme.

(Kosova Sot Online)