Ky është grabitësi i vrarë, fytyrë e njohur në Prishtinë

  • 08 August 2019 - 09:01
Ky është grabitësi i vrarë, fytyrë e njohur në Prishtinë

Bashkë me disa persona të tjerë, 

Indeksonline ka mësuar se identiteti i grabitësit që mbeti i vrarë dje është Fehmi Gashi, i cili jetonte dhe vepronte në Prishtinë. Gashi madje ishte një fytyrë e njohur jo vetëm për organet e drejtësisë, pasi ai ishte ngarkuar shumë herë për vepra penale, shumica nga to kishin të bënin për lëndë narkotike.

Gashi ishte posedues i lëndëve narkotike në kryeqytet, ku shumë shpesh është parë në lokale të ndryshme, veçmas në lagjen Dardania.

Ndërsa i njëjti dyshohet se është djali i një zyrtari policor, këtë e ka konfirmuar për media, zëdhënësi në Policinë e Kosovës, Baki Kelani, i cili ka shtuar se janë duke u marrë me zbardhjen e rastit.

“Në bazë të informacioneve/verifikimeve të deritanishme dyshohet se personi në fjalë është djali i një zyrtari policor. Policia e Kosovës është duke punuar intensivisht në hetimin dhe zbardhjen e këtij rasti”.

Ndryshe Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar dy persona  në kohëzgjatje prej 48- orësh dhe trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.  

Image

(Kosova Sot Online)