Tenton të i japë ryshfet policit në Pejë, arrestohet shtetasi boshnjak

  • 08 August 2019 - 11:53
Tenton të i japë ryshfet policit në Pejë, arrestohet shtetasi boshnjak

Gjatë shqiptimit të një tiketë për kundërvajtje në trafik, një shtetas boshnjak, ka tentuar që të e korruptojë një zyrtar policor.

Rasti ka ndodhur në Vitomiricë në qytetin e Pejës.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull Boshnjak shtetas i huaj pasi që i njëjti gjatë shqiptimit të një tiketë për një kundërvajtje në trafik  i ka ofruar para zyrtarit policor”, thuhet në raportin zyrtar të policisë.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. 

(Kosova Sot Online)