Vetura godet këmbësoren në Fushë Kosovë, e bën për spital

  • 08 August 2019 - 12:27
Vetura godet këmbësoren në Fushë Kosovë, e bën për spital

Një aksident trafiku ka ndodhur të mërkurën në Fushë Kosovë. Të përfshira kanë qenë një veturë dhe një këmbësore e cili ka marrë lëndime trupore

Rasti ka ndodhur pasditen e së mërkurës në rrethrrotullimin në Fushë Kosovë ky i dyshuari shtetas i huaj derisa ishte duke e drejtuar veturën e tij, nga pakujdesia e ka goditur këmbësoren.

Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor.

Ndërkaq me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

(Kosova Sot Online)