“Grupi B-13 i Thaçit do ta sulmojë Veriun” – mediat e Vuçiq “zbulojnë” plane pastaj shefi i komenton

  • 08 gusht 2019 - 14:27
“Grupi B-13 i Thaçit do ta sulmojë Veriun” – mediat e Vuçiq “zbulojnë” plane pastaj shefi i komenton

Në Serbi nuk ka të ndalur propaganda për zhvillimet në Kosovë. Atje tash është shpikur një “lajm” se një grup kriminal i quajtur B13, që sipas “Kurir” operon në pjesën veriore me vite, planifikon sulme ndaj servbëve të Mitrovicës Veriore dhe Zubin Potokut, Gazeta që i shërben Vuçiqit, ka thënë se në krye të këtij grupi qëndron personalisht Hashim Thaci dhe se shërbimet sekrete serbe janë instruktuar që t’i shtojnë veprimet e tyre.

Sipas Kurir “B13” planifikon që para zgjedhjeve në Kosovë, që pritet të mbahen më së largu në tetor, të kryejnë seri sulmesh në mjedise serbe, ndërkohë që cak i tyre janë objektet hoteliere dhe shtëpitë e njerëzve të rëndomtë

“Ky grup ka lider që operon nga hija, por edhe udhëheqësin që i koordinon sulmet dhe aksionet” shkruajnë mediat serbe.

E për atë që ka shkruar “Kurir” ka komentuar vetë edhe ai që e kontrollon “Kuririn” Aleksandar Vuçiq .

Ai ka thënë se nuk e përjashton mundësinë e incidenteve në Kosovë, por sipas tij, “plani B-13” nuk do të realizohet sepse ai “ nuk do ta lejpjë vrasjen e serbëve”.

“Unë nuk kam dëshmi për dicka të tillë, por nuk e përjashtojë mundësinë e incidenteve, përpjkjeve të tilla” ka thënë Vuçiq.

(Kosova Sot Online)