Shpërthen me akuza të rënda: Hashim Thaçi dhe Edi Rama, bosët e krimit të organizuar

  • 08 August 2019 - 14:56
Shpërthen me akuza të rënda: Hashim Thaçi  dhe Edi Rama, bosët e krimit të organizuar

“Vlerësimet e institutit IFIMES dhe organizatave tjera që merren me fushën e krimit të organizuar janë të bazuara në bashkëpunimin e fuqishëm të Hashim Thaçit me kryeministrin apo siç e quajnë mediet "kanabisin" shqiptar, Edi Rama, i cili e ka vendosur një regjim puro kriminal në Shqipëri”, tha Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Analistët politikë në vend, po e vlerësojnë me seriozitet dhe shqetësim të madh analizën e Institutit Ndërkombëtar për studime në Lindjen e Mesme dhe Ballkan IFIMES me seli në Lubjanë të Sllovenisë, sipas të cilit Hashim Thaçi së bashku me Edi Ramen, cilësohen si figurat më kontraverse dhe kriminale të këtij rajoni dhe po ashtu e keqja e madhe e shteteve të tyre.

Në një shkrim të titulluar “Zgjedhjet e parakohshme të vitit 2019 në Kosovë: Një shans i ri për dekriminalizimin e Kosovës”, presidentin aktual të shtetit, Hashim Thaçin, e cilësojnë si “simbol oktapod të politikës kriminale” në Kosovë, kurse Qeveria e udhëhequr nga Hashim Thaçi dhe klani i tij karakterizohet me nepotizëm, frikësim të kundërshtarëve politikë dhe qytetarëve, presion ndaj medieve, reagime, krim, mos transparencë dhe korrupsion në çdo sferë të shoqërisë Kosovare.

Sipas IFIMES, Hashim Thaçi si një “simbol i oktapodit politiko-kriminal” bëhet edhe më i fuqishëm duke bashkëpunuar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, për të cilin Instituti në fjalë thotë se, gjithashtu, ka vendosur një regjim kriminal në Shqipëri.

E sipas analistit politik, Florim Zeqa, analiza e Institutit Ndërkombëtar për Studime në Lindjen e Mesme dhe Ballkan IFIMES,  e cili ia ka kushtuar një shkrim të gjatë situatës politike në vend dhe zgjedhjeve të reja që pritet të mbahen këtë vit, për fat të keq, është në përputhje të plotë me realitetin e krijuar në Kosovë.

Image

“Vlerësimin që i bënë ky institut zgjedhjeve të parakohshme të vitit 2019 në Kosovë: Një shans i ri për dekriminalizimin e Kosovës” dhe për presidentin aktual të shtetit, Hashim Thaçin, të cilin e cilësojnë si “simbol oktapod të politikës kriminale” në Kosovë, është vërejtje për rrëshqitjen e Kosovës në një rrjetin e  krimit të organizuar në rajon. Vlerësimet e institutit IFIMES dhe organizatave tjera që merren me fushën e krimit të organizuar janë të bazuara në bashkëpunimin e fuqishëm të Hashim Thaçit me kryeministrin apo siç e quajnë mediet "kanabisin" shqiptar, Edi Rama, i cili e ka vendosur një regjim puro kriminal në Shqipëri”, tha Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Sipas analistit Zeqa, konstatimet janë shqetësuese ngase pa dyshim, shtrirja e rrjetit kriminal dhe dukurive tjera të shumta negative në Kosovë, burimin e kanë nga politika antishqiptare e Edi Ramës në Shqipëri, i cili është duke e përdorur Hashim Thaçin për shtrirjen e rrjetit kriminal në Kosovë dhe mbarë rajonin dhe kështu imazhi i keq i faturohet edhe Kosovës.

“Dëmi që i ka shkaktuar Hashim Thaçi Kosovës dhe popullit të saj me prezencën 20 vjeçare në skenën politikë dhe qeverisjen 11 vjeçare të vendit është i madh dhe i pa riparueshëm në disa aspekte. Qeveria e udhëhequr nga Hashim Thaçi dhe klani i tij, për këto 20 vite e kanë instaluar korrupsionin dhe krimin e organizuar, nepotizmin, shantazhin dhe kërcënimin e  kundërshtarëve politikë, frikësimin e qytetarëve, presionin ndaj medieve dhe shoqërisë civile në përgjithësi”, theksoi Florim Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Sidoqoftë, ai thotë se me zgjedhjet që kemi përpara, duhet provuar pastrimin e skenës politike, nëse mund të veprohet në atë drejtim.

“Unë mendoj që zgjedhjet e parakohshme janë një mundësi e vogël, por jo e mjaftueshme për dekriminalizimin e pushtetit në Kosovë, shkaku i mungesës së një alternative të re politike. Partitë aktuale politike, në pushtet dhe në opozitë nuk mund të sjellin ndryshimin e duhur për Kosovës për shkak të lidhjeve korruptive dhe kriminale që kanë me njëra-tjetrën. Nga zgjedhjet e parakohshme do të kemi vetëm rotacion të pushtetit, por jo ndryshim në mënyrën e qeverisjes së vendit”, tha Florim Zeqa për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)