Operacioni i madh, amerikanët arrestojnë 700 emigrantë pa letra

  • 08 August 2019 - 15:36
Operacioni i madh, amerikanët arrestojnë 700 emigrantë pa letra

Diku 700 emigrantë që po punonin në nja fabrikë të përpunimit të ushqimit pa dokumentacione janë arrestuar në Misisipi. Ky është aksioni më i madh kundër emigrimit që është zhvilluar në ndonjë shtet të ShBA’së.

Të dyshuarit u vendosën në qendra paraburgimi në gjashtë qytete të ndryshme të Misisipit. Operacioni u shoqërua me protesta nga të afërmit dhe miqtë e emigrantëve të arrestuar, që kërkonin lirimin e tyre.

Sipas dëshmitarëve disa nga emigrantët u përpoqën të largohen, por autoritetet arritën t’i kapin. Pjesa më e madhe e emigrantëve, 680 prej tyre janë nga Amerika Latine.

Zyrtarët e agjencisë së Emigracionit dhe Doganave thanë se emigrantët u dërguan në një bazë ushtarake për t’iu nënshtruar një procesi verifikimi. Disave prej tyre iu vendosën vëzhgues elektronikë në kyçit e këmbës, në pritje të caktimit të një date për procesin gjyqësor.

Asnjë nga kompanitë e ushqimit ku u zhvillua operacioni e së mërkurës nuk kanë bërë deri tani asnjë koment.

Muajin e kaluar Presidenti Donald Trump njoftoi zhvillimin e një serie të operacioneve në të gjithë vendin, duke paralajmëruar arrestimin e mijëra emigrantë të paligjshëm.

(Kosova Sot Online)