Familjarët japin detaje për vdekjen e 4-vjeçares, e lënduar mbeti edhe nëna e saj

  • 08 August 2019 - 16:22
Familjarët japin detaje për vdekjen e 4-vjeçares, e lënduar mbeti edhe nëna e saj

Një 4-vjeçare është goditur sot për vdekje nga një veturë në qytetin e Podujevës. Si pasojë e goditjes nga vetura, ajo ka ndërruar jetë rrugës për në Qendrën Klinike Universitare.

Viktima ishte duke lëvizur në qendër të qytetit të Podujevës, së bashku me nënën e saj, në momentin kur është goditur nga vetura, kanë thënë familjarët e viktimës.,

E lënduar rëndë por jashtë rrezikut për jetë ka mbetur edhe nëna e 4-vjeçares e cila është duke u trajtuar në kujdesin intensiv në QKUK.

Rastin e ka konfirmuar edhe policia, të cilët kanë thënë se vdekja e viktimës është konstatuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

“Sot rreth orës 12:30, në rrugën “Xhemajl Mustafa” në Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku ku për pasojë një person (këmbësore) ka vdekur. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një automjet i tipit Golf dhe dy këmbësore. Si pasojë e këtij aksidenti lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësorja: A. Rr femër (fëmijë) shtetase e Republikës së Kosovës, e cila nuk ka mundur t’u përballojë plagëve të mara dhe e njëjta ka ndërruar jetë. Vdekja e viktimës është konfirmuar nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës”, bëhet e ditur në një komunikatë të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë.

(Kosova Sot Online)