E konfirmon policia, suspendohen gjashtë zyrtarë policorë në Gjakovë

  • 08 August 2019 - 17:43
E konfirmon policia, suspendohen gjashtë zyrtarë policorë në Gjakovë

Gjashtë zyrtarë policorë të Drejtorisë Rajonale të Gjakovës sot janë suspenduar nga puna. Suspendimi i tyre thuhet të jetë bërë me rekomandim të Inspektoratit Policor të Kosovës, pasi ndaj tyre janë duke u kryer hetime.

Këtë e ka konfirmuar për media  Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

“Bazuar në rekomandimin e Inspektoratit Policor, sot janë suspenduar përkohësisht 6 zyrtarë policorë nga Drejtoria Rajonale e Gjakovës. Suspendimi i tyre është bërë sipas rekomandimit te IPK, pasi ndaj te njëjtëve janë duke u kryer hetime”, ka thënë Kelani.

Ndërkaq burime të Gazetës Express brenda Policisë së Kosovës kanë bërë të ditur se në mesin e zyrtarëve të suspenduar është edhe Komandanti i Policisë në Gjakovë, Kristë Gjokaj.

(Kosobva Sot Online)