Vjen paralajmërimi i rëndë për Kosovën: Ja kush është fajtori për dështimin e drejtësisë

  • 08 August 2019 - 18:19
Vjen paralajmërimi i rëndë për Kosovën: Ja kush është fajtori për dështimin e drejtësisë

“Misionet kanë dështuar, dhe janë disa nga ish pjesëtarët e misioneve që vetëm pas kalimit të kohës së gjatë pas misioneve të tyre, po dalin me konstatime se në Kosovë gjithçka është keq. Unë do i pyesja ata pse nuk vepruan këta zyrtare atëherë kur ishin pjesë e misioneve, pse nuk i adresuan problemet atëherë, pse nuk tentuan t\i arsyetojnë pagat e majme duke e përmirësuar së paku atë gjendje, pse nuk tregojnë sakte se kush ju ka penguar dhe kush i ka sabotuar”, tha ish kreu i AKK-së, Hasan Preteni për “Kosova Sot Online”.

Ish kreu i Agjencionit Kundër Korrupsion të Kosovës, Hasan Preteni, ka reaguar lidhur me akuzat që ish zyrtari EULEX-it Simo Pietiläinen, i cili pasi e ka përfunduar misionin në Kosovë, është kthyer ne vendin e tij dhe ushtron profesionin e avokatit dhe drejton kritika kundër institucioneve të drejtësisë Kosovës duke e quajtur Kosovën vend të krimit e korrupsionit. 

 

Image

Preteni ka rikujtuar se dështimi në fushën e sundimit të ligjit, kurrsesi nuk mund të ju lihet në “qafë" vetëm institucioneve të Republikës së Kosovës, por në këtë dështim të madh një pjesë të madhe përgjegjësie e kanë edhe ndërkombëtarët, të gjitha ato struktura dhe misione ndërkombëtarë që kanë qenë të angazhuar në ndërtimin e institucioneve të sundimit të ligjit e që kanë dështuar. 

“Që kemi krim dhe korrupsion me përmasa Afrikane edhe kjo është më se e vërtetë, por vërtetë është se edhe misionet ndërkombëtare nuk kanë qenë në nivelin e pritur”, tha Hasan Preteni për Kosova Sot Online

Madje ai ka thënë se rastet e dështimit më të rëndë që kanë dështuar gjatë misioneve ndërkombëtare, qoftë UNMIK apo EULEX, po vazhdojnë të ju adresohen pastaj si përgjegjësi institucioneve të shtetit tash të pavarur të Kosovës, prokurorive apo gjykatave. 

“Misionet kanë dështuar, dhe janë disa nga ish pjesëtarët e misioneve që vetëm pas kalimit të kohës së gjatë pas misioneve të tyre, po dalin me konstatime se në Kosovë gjithçka është keq. Unë do i pyesja ata pse nuk vepruan këta zyrtare atëherë kur ishin pjesë e misioneve, pse nuk i adresuan problemet atëherë, pse nuk tentuan ti arsyetojnë pagat e majme duke e përmirësuar së paku atë gjendje, pse nuk tregojnë sakte se kush ju ka penguar dhe kush i ka sabotuar. Kjo nuk është kulturë perëndimore të cilën është dashtë që ne këtu ne Kosove ta kultivojmë dhe ta marrim për model”, tha Hasan Preteni për “Kosova Sot Online”.

Sidoqoftë, sipas Pretenit, derisa ish gjyqtarët dhe ish prokurorët e misioneve të dështuara nuk kanë qenë në nivelin e duhur, të tillë nuk janë përfaqësuesit diplomatikë dhe të tilla nuk janë raportet profesionale që po bëhen për Kosovën. 

“Në baza ditore i kemi konstatimet e diplomatëve se në Kosovë ka krim të organizuar, se skena politike është e shantazhuar, se nuk kemi prokuror dhe gjyqtar të pavarur, se titullarët e institucioneve të pa varura janë gjithashtu të shantazhuar dhe jo profesional”, tha Preteni për Kosova Sot Online”. 

Ai shton se tani edhe kjo kriza politike vetëm se po e thellon situatën e pa shpresë në të gjitha fushat.

“Kuvendi as nuk nxjerr ligje dhe as nuk i trajton raportet e mekanizmave të pa varur. Është një anarki e përgjithshme që krizën po e bënë gjithmonë të thelle e më të thellë. Nëse kjo situatë nuk ndryshon më shpejtë, falimentimi është afër. Askush askënd nuk e kontrollon dh askush asgjë nuk punon,të gjithë në pritje, ndoshta ndonjë zyrtar-shërbyes civil edhe punon diçka por stafi politik asgjë, të gjithë këtë mandat po e shfrytëzojnë skajshmërisht dhe po kalkulojnë se ku do të pozicionohen më vonë”, përfundoi Preteni për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)