Shitja e kurbaneve: Fermerët ankohen se BIK’u i mori në qafë

  • 08 August 2019 - 20:23
Shitja e kurbaneve: Fermerët ankohen se BIK’u i mori në qafë

Xhevat Gashi thotë se marrëveshja për kurban e BIK-ut me Hungarinë po i dëmton fermerët kosovarë

I ka bërë bagëtitë gati për t’i shitur. E festa e Kurban Bajramit ka shtuar punën në fermën e Xhavit Gashit.

Fermeri nga Prishtina tregon edhe çmimin e kurbaneve.

Përveç Kosovës, besimtarët myslimanë mund të blejnë kurban edhe nga Hungaria.

Kjo pasi në bazë të një marrëveshje mes Bashkësisë Islame të Kosovës dhe kompanisë Kosova Farm, besimtarët nga Kosova do të furnizohen me mish nga Hungaria.

Sipas sekretarit të BIK-ut, Ahmet Sadriu,  kjo marrëveshje u bë pasi Kosova nuk plotëson kapacitetin e nevojshëm për kurban.

Ndërkaq, fermeri nga Prishtina, Xhavit Gashi, ankohet se marrëveshja e BIK-ut, po e dëmton biznesin e tij.

Të dielën myslimanët në mbarë botën festojnë Kurban Bajramin.

(Kosova Sot Online)