Analisti i njohur nga SHBA vjen me akuza të rënda, përmend me emra shkatërrimtarët e shtetit

  • 09 August 2019 - 06:56
Analisti i njohur nga SHBA vjen me akuza të rënda, përmend me emra shkatërrimtarët e shtetit

“Presidenti Thaçi së bashku me ortakun e tij Edvin Ramën, janë krye mafiozët më të mëdhenj shqiptarë në Ballkan. I pari është rrënuesi më i paskrupullt i shtetit të së drejtës të Kosovës, shkatërruesi i sistemit të drejtësisë, të segmenteve ekonomikë e zhvillimorë të vendit. Ndërsa, Edvin Rama është krahu i djathtë në këtë rrjet mafioz. Edvini ka shtrirë rrjetin e drogës në Kosovë e gjithë Ballkanin”, tha Bojaj për “Kosova Sot Online”.

Pas publikimit analizës nga Instituti Ndërkombëtar për Studime në Lindjen e Mesme dhe Ballkan IFIMES, i cili ia ka kushtuar një shkrim të gjatë situatës politike në vend dhe zgjedhjeve të reja që pritet të mbahen këtë vit, e në të cilin etiketohet Hashim Thaçi, president i Kosovës së bashku me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama për krimin e organizuar në këto dy shtete dhe rajon, ka reaguar edhe analisti politik që jeton dhe vepron në SHBA, Ramiz Bojaj.

Image

Sipas Bojat, shumë gjëra kanë qenë të ditura deri më tani, por raportet e thella analitike po zbardhin akoma më shumë lidhjet e krimit mes dy vendeve, e të cilat lidhje mbahen dhe drejtohen nga ortakët e ngushtë në këtë fushë, Edi Ramës në Shqipëri dhe Hashim Thaçit në Kosovë.

“Hashim Thaçi së bashku me strukturën e vet oligarke, është shkatërruesi më i madh i shtetit juridiko-kushtetues të Republikës së Kosovës, mashtruesi, zhvatësi e diktuesi i të gjitha segmenteve vitale të shtetit. Presidenti Thaçi së bashku me ortakun e tij Edvin Ramën, janë krye mafiozët më të mëdhenj shqiptarë në Ballkan. I pari është rrënuesi më i paskrupullt i shtetit të së drejtës të Kosovës, shkatërruesi i sistemit të drejtësisë, të segmenteve ekonomikë e zhvillimorë të vendit. Ndërsa, Edvin Rama është krahu i djathtë në këtë rrjet mafioz. Edvini ka shtrirë rrjetin e drogës në Kosovë e gjithë Ballkanin”, tha analisti politik, Ramiz Bojaj për “Kosova Sot Online”.

 

Sipas Bojajt, Shqipëria e Kosova nën udhëheqjen e këtij binomi po përjetojnë rrënimin shkatërrimin më të madh, shkatërrimin e shtetit të së drejtës, duke hapur edhe çështjen e ndarjes së Kosovës dhe për këtë do të kenë përgjegjësi penale e historike.

Madje analisti, Bojaj thotë se veprimet mafioze të këtij regjimi, kanë detyruar emigrimin në masë të madhe të rinisë dhe dëbimin e trurit e të inteligjencës shqiptare, kurse ngjitas kësaj, sistemi oligark ka favorizuar kultivimin e “intelektualizmit” të rremë, mashtrues e servilë, më të cilët, kanë rrënuar sistemin arsimor, drejtësinë, ekonominë, shëndetësinë, diplomacinë etj. Me një fjalë e kanë rrënuar e shkatërruar shtetin.

“Pikërisht në këtë vazhdë kriminale në ortakëri me Edi Ramën kanë hapur edhe pazare për ndarjen e Kosovës, në sfera të interesit mafioz e të tregut të drogës. Trinomi, Rama-Vuçiq-Thaçi, janë fatkeqësia më e madhe e Ballkanit, dhe si të tillë, jo vetëm qe janë të padëshirueshëm, të rrezikshëm, por edhe kërcënues për stabilitetin e rajonit. Kosova-Shqipëria dhe gjithë Ballkani kanë nevojë për ndryshim pozitiv”, tha analisti nga SHBA-të , Ramiz Bojaj për “Kosova Sot Online”.

Duke e parë si të qëlluar krahasimin e Hashim Thaçit me atë të “oktapodit politiko-kriminal, Bojaj thotë se rrjeti i tij është i zgjeruar dhe shtrirë edhe përmes figurave të tjera në Kosovës plotë 20 vjet që mbeten prapa, duke punuar vazhdimisht në dëm të Kosovës dhe për armiqtë që na rrethojnë.

“Për 20 vjet më radhë, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Azem Syla, Adem Grabovci, Xhavit Haliti & co, kanë dëmtuar e shkatërruar dukshëm shtetin e Kosovës. Jo vetëm të mbajtjes nën diktat të sistemit të drejtësisë, ekonomisë, të parasë publike, tenderomanisë, kultivimin e klientelave mafioze, por edhe për shkak të pengesës së zhvillimit të mirëfilltë të demokracisë këtu. Kosova për 20 vjet më radhë është vjedhur e grabitur pa mëshirë. Krejt në fund është hedhur në aksham pazar me armikun, për shitjen e sovranitetit, integritetit territorial dhe të gjigantëve ekonomikë të shtetit tonë”, theksoi Bojaj për “Kosova Sot Online”.

Prandaj ai thotë se tani është koha dhe momenti që e gjithë skena politike në Kosovë, t'i bëjë bllok, njëherë e përgjithmonë logos së krimit të organizuar, korrupsionit dhe demoluesve të Republikës sonë të re. “Spektri aktual politik në Kosovë duhet të ndahet në dy taborre: 1- në politikën e vizioneve shteformuese, evropiane, integruese e euroatlantike, të cilët duhet ta bartin Vetëvendosja dhe LDK-ja. Dhe në 2 - bllokun e krimit e korrupsionit të cilët do ta bartë PDK-ja. Kosova duhet të ndahet përgjithmonë nga e kaluara e klientelave kriminale”, përfundoi Bojaj për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)