Kush është agjenti serb që gjendet në Veri: UNMIK po kërkon pezullimin e hetimeve ndaj tij nga Kosova

  • 09 August 2019 - 07:42
Kush është agjenti serb që gjendet në Veri: UNMIK po kërkon pezullimin e hetimeve ndaj tij nga Kosova

Kryeprokurorit Themelor të Mitorvicës, Shyqri Sylës i ka ardhur një kërkesë tjetër nga UNMIK’u, ata po kërkojnë tani që të pezullohen ndjekjen penale ndaj serbit, Dejan Dimovic.

Shefi i UNMIK’ut, Zahir Tanin, i ka kërkuar Kryeprokurorit të Mitrovicës, të pezullon ndjekjen penale ndaj serbit Dejan Dimovic.

Por, Syla ka kërkuar heqjen e imunitetit nga UNMIK’u ndaj Dimovicit dhe ka kërkuar që Tanin të ketë kujdes me sjelljet e stafit të tij pasi që po i sulmojnë policinë si rasti i fundit, madje po i ndihmojnë grupet kriminale në Veri për të shtrirë veprimtarinë e tyre.

Policia e Kosovës me 28 maj pati informuar UNMIK’un për aksionin në Veri, madje edhe UNMIK kishte kërkuar nga stafi i tyre që mos të dalin në rrugë atë ditë, por dy agjentët njëri i Serbisë e tjetri i Rusisë ishin munduar ta ndalonin Njësinë Speciale të Kosovës gjatë këtij aksioni, por nuk ia kishin dalur.

Por kush është Dejan Dimovic?

Dejan Dimovic është punëtor i OKB’së në Kosovë, ai po hetohet nga autoritet kosovare për pengim të Policisë së Kosovës gjatëa aksionit të madh të Policisë së Kosovës në Veri të vendit me 28 maj.

Dimovic i kishte dalur në ndihmë agjentit të Rusisë, Mihajl Aleksandrovic Krasnochekov, duke bllokuar rrugën me veturën e tij dhe prerë drunjtë nga mali dhe vendosur në rrugë.

Po ashtu serbi Dimovic, njihet si pjesëtar i strukturave paralele në Veri dhe agjent i shërbimeve sekrete serbe, po ashtu merret me organizimin e grupeve atje për tensionim dhe destabilizim të vendit.

Së bashku me agjentin rus Krasnochekov janë një dyshe që kanë punuar në Veri deri tani dhe kanë urdhëra të ndryshme grupeve kriminale atje.

Më poshtë mund të lexoni edhe për agjentin e Rusisë që ishte si punëtor i UNMIK’ut dhe u arrestua nga Njësia Speciale e Kosovës.

(Kosova Sot Online)