Zyrtari parkon veturën në hapësirën për persona me nevoja të veçanta

  • 09 August 2019 - 11:01
Zyrtari parkon veturën në hapësirën për persona me nevoja të veçanta

Zyrtarët shtetëror po vazhdojnë që t’i keqpërdorin veturat zyrtare. Një rast i tillë ka ndodhur edhe në një prej parkingjeve në vend.

Një veturë 3Z është parkuar në vendin që është i rezervuar për personat me nevoja të veçanta.

Vetura që mban target 3Z-264-06 ka qëndruar e parkuar në këtë hapësirë, ani pse nuk ishte e dedikuar për të. Ende nuk dihet se cilit zyrtar i përket kjo veturë.

Ndryshe, ky nuk është rasti i vetëm që zyrtarët e shtetit i keqpërdorin veturat zyrtare. 

(Kosova Sot Online)