Ferizaj, tre vjet burg për sulm seksual ndaj të miturës

  • 09 gusht 2019 - 13:39
Ferizaj, tre vjet burg për sulm seksual ndaj të miturës

Gjykata Themelore në Ferizaj shpalli aktgjykim dënues ndaj të pandehurit O.H., i cili sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj, akuzohet se ka kryer veprën penale sulm seksual.

Gjyqtarja për të mitur Kadrije Goga-Lubishtani, pas mbajtës së shqyrtimit gjyqësor fillestar dhe pranimit të fajësisë nga ana e të pandehurit O.H, për veprën penale të ngarkuar sipas aktakuzës, të njëjtin e shpalli fajtor dhe i shqiptoi dënim burgimi në kohëzgjatje prej tre vjetësh.

I pandehuri O.H akuzohet se në qershor 2019 në një hotel në Prizren, për qëllime seksuale e ka keqpërdorur seksualisht të dëmtuarën e mitur S.M, në atë mënyrë që pasi i njëjti është takuar me të miturën dhe pasi kanë qenë në lidhje të mëhershme, të njëjtit janë dakorduar që të shkojnë në Prizren, dhe pasi kanë marr një dhomë në hotel, gjatë qëndrimit aty i pandehuri ka filluar ta prekte të dëmtuarën me qëllime seksuale.

(Kosova Sot Online)