Vetura zyrtare aksidentohet me dy vetura tjera civile, 7 të lënduar

  • 09 August 2019 - 13:42
Vetura zyrtare aksidentohet me dy vetura tjera civile, 7 të lënduar

Shtatë persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident që ka ndodhur dje në Klinë të Ulët.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur mes 3 veturave, shkruan lajmi.net, nga të cilat njëra ka qenë zyrtare.

Lëndime kanë pësuar pesë meshkuj, dhe dy femra.

Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor, ndërkaq që nuk dihet për detaje të tjera. 

(Kosova Sot Online)