Varroset gruaja e vrarë nga burri në Prizren

  • 09 August 2019 - 14:20
Varroset gruaja e vrarë nga burri në Prizren

Armenda Aliu mbeti e vrarë nga 15 plumba të shtënë nga bashkëshorti i saj.

Ajo u vra të martën rreth orës 23:00 në rrugën Hysni Morina në Prizren nga burri i saj.

Ndërsa, sot, shumë familjarë, miqë e të tjerë, janë mbledhur në varrezat e Podujevës, për t’i dhënë lamtumirën e fundit, të ndjerës që u vra në Prizren.

Ky krimi tronditi mbarë opinionin, duke bërë thirrje për ngritjen e vetëdijes ndaj dhunës dhe vrasjeve të grave, ku pati reagime edhe nga politikanët.

Burri i të ndjerës pasi kishte vrarë bashkëshortën, e kishte lajmëruar policinë dhe vëllain për krimin makabër.

Më poshtë pamje nga varrimi i Armenda Aliut në varrezat e Podujevës, te xhamia e vjetër.

(Kosova Sot Online)