Pas PSD’së, VV’së dhe AAK’së edhe NISMA i çon nënshkrimet për shpërndarjen e Kuvendit

  • 09 August 2019 - 14:28
Pas PSD’së, VV’së dhe AAK’së edhe NISMA i çon nënshkrimet për shpërndarjen e Kuvendit

Shefi i Grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi ka njoftuar se i ka dorëzuar nënshkrimet e deputetëve për mbajtjen e seancës së caktuar për 22 gusht për shpërndarjen e legjislaturës së VI dhe votimin e marrëveshjes së IPA’s që i sjell shtetit 90 milionë euro.

Përmes një postimi në Facebook, Sherifi është shprehur i bindur se në legjislaturën e ardhshme NISMA do të përfaqësohet me më shumë se 10 deputetë.

“Në këtë seancë të fundit deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës do të votojnë marrëveshjen ndërkombëtare të IPA-s që i sjell shtetit rreth 90 milionë euro nga BE-ja si dhe për shpërndarjen e legjislaturës së VI. Shkojmë drejt zgjedhjeve të parakohshme, me bindje të plotë se në legjislaturën e VII, NISMA Socialdemokrate do të jetë e përfaqësuar me 10+deputet!”, ka shkruar Sherifi. 

(Kosova Sot Online)