Nusja prish fustanin e 12 mijë dollarëve për këtë arsye

  • 09 August 2019 - 14:44
Nusja prish fustanin e 12 mijë dollarëve për këtë arsye

Gjetja e një fustani perfekt për darsëm është konsumim i energjisë dhe kohës.

Pasi të gjendet, ky fustan duhet të trajtohet me kujdes të veçantë për tu siguruar që asgjë nuk do t’i ndodh deri në ditën e darsmës.

Fatkeqësisht, tmerri mund të hyj në çdo kohë – pasi që një nuse filloi një diet për t’i hequr toksinat që eventualisht ia shkatërroi fustanin  e12 mijë dollarëve, raporton “Metro News”.

Darsma kishte filluar dhe çdo gjë po shkonte mirë, deri kur erdhi koha e prerjes së tortës – deri kur planifikuesja e darsmes e pa që diçka nuk është në rregull.

Dhe doli që nusja kishte pasur problem me gazra dhe e humbi kontrollin, dhe situata shkoi nga e keqja në tmerr. Ajo kishte marr  ilaç për të parandaluar fryerjen në barkë, por kjo i ka shkaktuar më shumë përzierje duke çuar deri tek e papritura – diarrea.

Për shkak se fustani ishte shumë i komplikuar dhe kërkonte kohë për ta hequr, ajo nuk kishte mundur të duronte dhe kështu fustani i nusërisë u shkatërrua.

Por me sa duket nusja ishte e guximshme, ju tha që darsma të vazhdonte. Diarrea kishte mbetur në manikyrinë e saj. Ajo arriti të shkonte deri te burri i saj i cili nuk kishte idenë se çfarë kishte ndodhur, por pasi e zbuloi menjëherë u mundua që ta mbulonte.

Darsma u përmbyll me të gjitha ceremonitë, por kjo nuse nuk do ta harroj asnjëherë tmerrin që ka përjetuar. 

(Kosova Sot Online)