Vjen akuza e rëndë për Baton Haxhiun: Ja misioni i tij me porosinë e Thaçit

  • 09 August 2019 - 14:47
Vjen akuza e rëndë për Baton Haxhiun: Ja misioni i tij me porosinë e Thaçit

 “Kuislingu Hashim Thaçi, megjithatë ka mobilizuar në masën më të madhe të mundshme bashkëpunëtorët e tij edhe në Tiranë, Beograd e Prishtinë, sidomos përmes spiunëve të BIA-s dhe shërbëtorit UDB-ash, të Stanishiqit, Baton Haxhiut, për ta krijuar një qeveri të re teknike, me votat e Listës serbe të dirigjuar drejtpërsëdrejti nga Beogradi,në mënyrë që ai me çdo kusht ta ndajë Kosovën”, tha Qarri për “Kosova Sot Online”.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është duke pritur nën ethe të forta seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, të caktuar nga mbledhja e fundit e kryesisë për datën 22 gusht, e në të cilën deputetët duhet të votojnë për t’i dhënë fund kësaj legjislaturë të 6 të Kuvendit, për të shkuar në zgjedhje të reja para përfundimit të mandatit të plotë. 

Deri në atë ditë, Thaçi dhe njerëzit e rrethit të tij të ngushtë, do të tentojnë të gjejnë mënyra nga më të ndryshmet për të joshur partitë politike në Kuvend që ta dështojnë votimin e për shpërbërje, dhe kështu të krijohen rrethana të reja për një qeveri kalimtare e cila do t’i mundësonte atij vazhdimin e bisedimeve me Serbinë, nënshkrimin e marrëveshjes për ndarjen e Kosovës, sikur e kanë vizatuar së bashku me presidentin serb, Aleksandër Vuqiq dhe me këtë të përmbushë qëllimin e tij që është heqja nga lista e të dyshuarve nga Prokuroria Speciale e Dhomave të Specializuara- Gjykata Speciale.

Sipas analistëve, për të arritur deri në këtë cak, ai ka mobilizuar me të madhe edhe bashkëpunëtorët e tij në Tiranë, Beograd e Prishtinë, sidomos përmes ndërmjetësit të tij Baton Haxhiut, për ta krijuar një qeveri të re me votat e Listës serbe të dirigjuar nga Beogradi. 

Për këtë projekt ai ka bindur Edi Ramën që ti bëjë presion grupit të deputetëve të PSD-së, përmes Dardan Molliqaj, që t`ia bëjnë argatin Hashim Thaçit ashtu sikur që u bë PSD-ja e Shpend Jahtit dhe Dardan Molliqaj dhe ekipi e tij, argatë edhe në ekipin për bisedime në qëllimin e tij për ndarjen e Kosovës.

Analisti politik, Gani Qarri thotë se Hashim Thaçi e ka shumë të vështirë të ballafaqohet me dështimin eventual të planit të tij për copëtimin e Kosovës, prandaj që nga dita e parë e dorëheqjes së kryeministrit ka punuar dhe po punon kundër zgjedhjeve të parakohshme. 

Image

“Përkundër faktit se pas dorëheqjes së kryeministrit Haradinaj, të gjitha partitë politike u deklaruan që në këtë fazë kritike, nuk ka rrugëdalje tjetër përveç shkuarjes së vendit në zgjedhje të parakohshme, presidenti kuisling i infektuar keq dhe tërësisht pashërueshëm prej Aleksandër Vuçiqit me sindromën serbe për ndarjen e Kosovës, jo vetëm se ka tentuar vet në të gjitha mënyrat që vendi të mos shkojë fare në zgjedhje, si dhe të mos shpërbëhet as parlamenti, por me porositë e tij personale, në prapaskenë po punon pareshtur me një makineri të tërë për të penguar zgjedhjet dhe mundësuar Hashim Thaçit ndarjen e Kosovës”, tha analisti, Gani Qarri për "Kosova Sot Online".

Madje ai thotë se edhe pse, të paktën publikisht, të gjitha partitë vendore kanë përjashtuar çdo mundësi për pjesëmarrjes në çfarëdo lloj "Qeverie eventuale teknike" duke kërkuar nga presidenti kontrovers që t’i respektojë procedurat ligjore dhe shpallë sa më parë zgjedhjet e parakohshme, ai nuk e ka marr këtë vendim por ka improvizuar takimet konsultative me disa subjekte te vogla politike minoritare dhe nga ana tjetër ka ndërsyer shkuesit e vetë për penguar zgjedhjet. 

“Kuislingu Hashim Thaçi, megjithatë ka mobilizuar në masën më të madhe të mundshme bashkëpunëtorët e tij edhe në Tiranë, Beograd e Prishtinë, sidomos përmes spiunëve të BIA-s dhe shërbëtorit UDB-ash, të Stanishiqit, Baton Haxhiut, për ta krijuar një qeveri të re teknike, me votat e Listës serbe të dirigjuar drejtpërsëdrejti nga Beogradi,në mënyrë që ai me çdo kusht ta ndajë Kosovën”, tha analisti, Gani Qarri për “Kosova Sot Online”.

Qarri thotë se ndërhyrje të tilla për të penguar zgjedhjet janë porositur veçanërisht dhe speciale nga Tirana. 

“Për aq më tepër, presioni jo vetëm që është tepër i madh brenda vendit, por ai sa vije e po rritet edhe nga jashtë, veçanërisht prej ndërhyrjeve të pa lejueshme të kryeministrit sharlatan të Shqipërisë Edvin Kristaq Rama, i cili po i futë hundët më tepër se që do duhej lejuar edhe në punët e brendshme të Kosovës, duke e keqpërdorur hapur deputetin e PSD-së, Dardan Molliqajn dhe PSD-n e Shpend Jahtit, vetëm e vetëm që t`ia sigurojë argatët Hashim Thaçit për ndarjen e Kosovës, gjë të cilën, shpresojë shumë se me asnjë kusht dhe për asnjë çmim,nuk duhet dhe nuk do ta lejojnë kurrë shqiptarët”, tha Qarri për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)