Drejtoria e Inspeksionit paralajmëron kontrolle të rrepta në lokalet e Prishtinës

  • 09 August 2019 - 16:22
Drejtoria e Inspeksionit paralajmëron kontrolle të rrepta në lokalet e Prishtinës

Drejtori i Inspeksionit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri ka njoftuar se nga do të fillojë me inspektime dhe kontrolle në lokalet e Prishtinës.

Tahiri ka shkruar në Facebook se inspektimet do të bëhen në secilin lokal nëse i plotësojnë kushtet e parapara.

“Kushtet në kuzhinë, afatet e mallrave, pëlqimi sanitar, librezat sanitare, kontrata për mbledhje të mbeturinave, shfrytëzimi i hapësirës publike. Inspektime të tilla do të bëhen në secilin lokal”, ka shkruar Drejtori i Inspeksionit në Prishtinë.

Image

(Kosova Sot Online)