Alarmuese: Thaçi dhe Rama, kreator të perandorisë kriminale që rrezikon edhe shtetësinë e Kosovës

  • 09 August 2019 - 17:19
Alarmuese: Thaçi dhe Rama, kreator të perandorisë kriminale që rrezikon edhe shtetësinë e Kosovës

“Se sa rëndë e ka dëmtuar dhe vazhdon ta dëmtojë Kosovën dhe popullin e saj Hashim Thaçi me kapjen dhe përvetësimin e posteve kryesore udhëheqëse për 20 vite me radhë në krye të skenës politike kosovare, më së miri e dëshmon raporti më i ri IFIMES, i cili Hashim Thaçin së bashku me Edi Ramen, po i cilëson si figurat më kontraverse dhe kriminale të këtij rajoni, si dhe e keqja më e madhe e të dy shteteve më të varfra në Ballkan, Kosovës dhe Shqipërisë”, tha Qarri për “Kosova Sot Online”.

Analisti politik, Gani Qarri konsideron se denoncimet që po vijnë së fundi, në formë analizash për lidhjet e krimit të organizuar në Shqipëri dhe Kosovë, nëpërmes dy figurave qendrore, Hashim Thaçit dhe Edi Ramës, duhet ta shqetësojnë shumë popullin shqiptar dhe të gjejnë mënyrën për t’i larguar që të dy këto figura nga politika, për të siguruar hapësirë që me ta të merret ligji, ngase sipas tij, dëmi që të dy këta i sjellin Kosovës edhe Shqipërisë, janë të pa parashikueshme dhe pariparueshme. 

Image

“Se sa rëndë e ka dëmtuar dhe vazhdon ta dëmtojë Kosovën dhe popullin e saj Hashim Thaçi me kapjen dhe përvetësimin e posteve kryesore udhëheqëse për 20 vite me radhë në krye të skenës politike kosovare, më së miri e dëshmon raporti më i ri IFIMES, i cili Hashim Thaçin së bashku me Edi Ramen, po i cilëson si figurat më kontraverse dhe kriminale të këtij rajoni, si dhe e keqja më e madhe e të dy shteteve më të varfra në Ballkan, Kosovës dhe Shqipërisë”, tha Qarri për “Kosova Sot Online”.

Sipas Qarrit, tanimë është koha e duhur që sidomos në Kosovë, të zgjohet vetëdija politike dhe qytetare për ndryshimet që duhet të ndodhin, ngase Instituti Ndërkombëtar për Studime në Lindjen e Mesme dhe Ballkan IFIMES, me seli në Lubjanë, ia ka kushtuar këtë shkrim të gjatë situatës politike në vend dhe zgjedhjeve të reja që pritet të mbahen këtë vit në Kosovë, pikërisht për t’i nxjerrë të vërtetat në shesh dhe për t’i dhënë një shtytje pozitive procesit të dekriminlizimit të politikës.

“Prandaj instituti në analizën e vet të titulluar “Zgjedhjet e parakohshme të vitit 2019 në Kosovë: Një shans i ri për dekriminalizimin e Kosovës”, ka përmendur fakte të mjaftueshme dhe të pa mohueshme me të cilat presidentin aktual kuisling të shtetit, Hashim Thaçin, e cilëson hiq më pak se sa vet “simbolin oktapod të politikës kriminale” në Kosovë. Madje, po sipas këtij instituti Qeveria e udhëhequr nga Hashim Thaçi dhe klani i tij kriminal,karakterizohen me nepotizëm, frikësim të kundërshtarëve politikë dhe qytetarëve të vendit, presion ndaj medieve, krim, mos transparencë dhe korrupsion në çdo sferë të shoqërisë Kosovare”, tha Qarri për “Kosova Sot Online”.

Sipas analistit Qarri, Hashim Thaçi si një “simbol i oktapodit politiko-kriminal”, bëhet edhe më i fuqishëm duke bashkëpunuar me kryeministrin mafioz dhe krye bosin e kanabisit të Shqipërisë, Edi Ramën, të cilët në bashkëpunim me  Vuqiqin në Serbi po rrezikojnë edhe paqen në Ballkan, përmes projektit për ndarjen e Kosovës.

“Hashim Thaçi përveç se përfaqëson, tash e njëzet vite me radhë, simbolin më të trishtë të oktapodit politiko-kriminal në Kosovë, fuqia e tij inkriminuese rritet e forcohet edhe më tepër përmes aleancës me kryeministrin bandit shqiptar, Edvin Kristaq Ramën, e PS-në, dhe regjimin e tij puro mafioz, i cili ka vendosur një perandori kriminale në Shqipëri, me rrënjë të thella ndërkombëtare e që shpeshherë përdor Kosovën për të shtrirë tentakulat e krimit dhe të mafies edhe në rajon,duke dëmtuar kështu pariparueshëm, të tashmen dhe rrezikuar në koordinim me Alelsandër Vuçiqin edhe të ardhmen me kërcënime të pareshtura dhe serioze, për ndarjen dhe shuarjen e tërësishme të shtetësisë së Kosovës”, përfundoi analisti, Gani Qarri për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)