Avokati thotë se zyrtari i MD’së që i kishte 8 vjet në kohë luftë, u ftua si dëshmitar në Hagë

  • 09 August 2019 - 18:06
Avokati thotë se zyrtari i MD’së që i kishte 8 vjet në kohë luftë, u ftua si dëshmitar në Hagë

Lajmi se një kosovar Rilind Berisha, që i kishte 8 vjet në kohë lufte, u ftua nga Gjykata Speciale, bëri bujë. Disa këtë informacion e shfrytëzuan për të treguar për padrejtësitë që po i bëhen Kosovës nga Gjykata që e ka themeluar Kuvendi i saj.

Përfaqësuesi ligjor  i Rilind Berishës, avokati Besnik Berisha ka thënë se klienti i tij është ftuar si dëshmitar.

Më poshtë po e publikojmë postimin e avokatit të cilin e ka shpërndarë edhe Rilind Berisha duke thënë se kjo është e “vërteta e vetme”

Postimi i plotë:

Per ata qe u intereson, ne cilesine e avokatit te z. Rilind Berisha,

Duke pare interesimin e mediave per arsyen e fteses se z. Rilind Berisha, nga zyra e Prokurorit te Specializuar dhe me qellim te evitimit te pasaktesive te cituara deri me tani, sqarojme se:

z. Rilind Berisha nuk eshte ftuar e as marre ne pyetje nga Prokurori i Specializuar per asnje shkelje ligjore, e as per rrjedhen e informacionit ne menyre te jashteligjshme, sic eshte raportuar ne media.

Intervistimi i z. Berisha nga Prokurori i Specializuar eshte bere ne cilesine e deshmitarit dhe ekskluzivisht lidhet me fusheveprimtarine e zyres qe koordinon procesin per mbrojtjen juridike dhe mbeshtetjen financiare te personave qe mund te jene te akuzuar potencial nga Dhomat Specializuara.

Z. Berisha ka permbushur detyrimin e tij qytetar per t’iu pergjigjur fteses se Prokurorit te Specializuar dhe njejte do te veproje edhe ne te ardhmen, nese vec paraqitet ndonje kerkese e tille.

Faleminderit!