Presidenti si 'sheik': Ja kushton nata në hotelin turk ku u tha se po pushon Hashim Thaçi

  • 09 August 2019 - 19:58
Presidenti si 'sheik': Ja kushton nata në hotelin turk ku u tha se po pushon Hashim Thaçi

“Një plazh i tërë” veç për Hashim Thaçin, kështu shkruan gazeta beogradase “Blic”, duke njoftuar se presidenti i Kosovës është duke i kaluar pushimet në Bodrum të Turqisë në një pallat ultraluksoz.

Nuk dihet nëse vërtetë Hashim Thaçi ka qenë ose ndodhet për pushime në Bodrum, një vend i preferuar edhe nga presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, pasi ai zakonisht nuk bën njoftime për se ku i kalon pushimet verore.

Presidenti, nëpërmjet llogarisë së tij në rrjetin social Facebook, në internet, ka thënë se ndodhet në Kosovë, duke bërë të ditur se ka kaluar ditën në Prevallë e në bjeshkët e Sharrit.

Sido që të jetë, medium serb që është nën kontrollin e Vuçiqit shkruan se përderisa në Kosovë po kërkohet data e zgjedhjeve dhe po bëhen përpjekje për tejkalimin e krizës politike, Hashim Thaçi ka vendosur të pushojë në një prej hoteleve më luksoze në Bodrum të Turqisë ku nata më së paku kushton 5.600 euro.

(Kosova Sot Online)